Skuadra e Zidane barazon me Sevijan minus dy pikë nga kreu

Real Madrid nuk ka përfituar nga barazimi i “Camp Nou” mes Atletico Madrid e Barcelonës për të marrë kreun e La Ligës spanjolle. Skuadra e Zinedine Zidane barazoi 2-2 në shtëpi përballë Sevijas, një sfidë që po e humbte deri në fundin e kohës së rregullt. Goli i Benzema u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa Fernando kaloi në avantazh Sevijan në minutën e 22-të.

Me rezultatin 0-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Asensio barazoi shifrat me një gol mjaft të bukur. Pak minuta më pas, Sevija fitoi një penallti. Rakitic paraqitet te pika e bardhë, duke dërguar Kurtua në një krah dhe topin në anën tjetër.

Kur u duk se gjithçka po shkonte në favor të Sevijas, Hazard nxori jashtë loje portierin kundërshtar për të devijuar drejt portës një goditje të Kros. Përfundimisht 2-2, një pikë që e mban Real në vendin e dytë dhe tre javë nga fundi numërojnë dy pikë më pak se Atletico Madrid.

Klan News