Klubi do t’i afrojë verën e ardhshme

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk heq dorë nga Kylian Mbappe, por as nga Erling Haaland. Kontrata e Mbappe me PSG do të skadojë vitin e ardhshëm dhe lojtari do të jetë i lirë kështu që Perez do të shpenzojë vetëm për pagën e tij ndërsa për Haaland madrilenët do të duhet të paguajnë 64 milionë euro vetëm për klauzolën e shitjes.

Mediat spanjolle thonë se Perez dëshiron t’i afrojë të dy futbollistët. Ekziston mundësia që Real Madrid të nënshkruajë një parakontratë me Mbappe, diçka që parashikohet në marrëveshjen e tij me PSG. Lojtari mund ta njoftojë këtë që më 1 Janar të vitit 2022.

Ndërkohë komunikimet me haaland kanë qenë pozitive. Lojtari është i lumtur mbi një të ardhme të mundshme në Santiago Bernabeu. Një faktor që favorizon kalimin e futbollistit në Spanjë është edhe marrëdhënia e mirë që kanë dy klubet.

Tv Klan