Real Madrid parakalon Barcelonën



Real Madrid parakalon Barcelonën

13:43 22/06/2020

Sergio Ramos është mbrojtësi i dytë me më shumë gola në historinë e La Ligës. Futbollisti i Real Madrid ishte thjeshtë fantastik në fitoren me plot vuajtje dhe polemika që “Los Blancos” morën në transfertën e Real Sociedad me shifrat 2-1.

Përkthimi në gol i një penalltie të shumëpërfolur të fituar nga Vinicius e shndërroi kapitenin e Real Madrid në mbrojtësin e dytë që shënon më shumë në ligën e lartë spanjolle, me 68 gola, 66 prej të cilëve me mbretërorët dhe 2 me Sevilla-n.

Me këtë gol, ai parakaloi ish-mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Kuman me 67 gola, teksa para tij është vetëm Hierro, i cili ka shënuar plot 105 në La Liga.

“Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë dhe ai e transmeton karakterin e tij tek të gjithë. Sa i përket takimit, nuk preferoj të merrem me gjyqtarët, por di që goli i Benzema ishte i ligjshëm. Ne nuk do të kontrollojmë atë që thuhet. Ne fitojmë në fushë dhe kjo është ajo që bëmë sot. Është një fitore e merituar”.

Për të shtuar akoma dhe më shumë polemikat e fitores së Realit, ishte dhe ky anulim i golit të Adnan Januzaj, me VAR që nuk lejoi që shifrat të shkonin në 1-1. Tre pikësh që ngjit në vendin e parë Real Madrid me 65 pikë, aq sa Barcelona por me golavarazh më të mirë se katalanasit që në ndeshjen e ardhshme i pret një test i vështirë kundër Athletic Bilbao.

Klan Plus




Të ngjashme