cheryshev

Real Madrid është përjashtuar nga Kupa e Mbretit në Spanjë. Federata Spanjolle e Futbollit e zyrtarizoi këtë vendim pas aktivizimit të lojtarit, Denis Cheryshev në takimin me Cadiz.

Skuadra e Rafa Benitez e fitoi me rezultatin 3 – 1, por lojtari nuk duhet të aktivizohej për shkak se ishte i pezulluar, pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Çerishev ishte një nga shënuesit në ndeshjen e fituar nga madrilenët.

Real pretendonte se nuk ishte njoftuar nga federata për skualifikimin e lojtarit, duke shtuar se nuk ishte faji i tyre. Sipas ekipit të Madritit, për pezulullimin nuk ishte njoftuar as klubi dhe as lojtari.

Një situatë e vështirë për Real Madrid, që do të ketë një trofe më pak pa nisur mirë turneu. Madrilenëve u mbetet ankimimi i këtij vendimi, por gjasat për ndyshim të tij janë të pakëta. Një gabim që i kushton shumë Real Madrid, që po kalon një vit të vështirë.

Tv Klan