Një tjetër humbje e Real Madrid në këtë kampionat, e 12-ta këtë sezon. Kjo ecuri e dobët nuk ndodhte prej 20 vitesh. Një mbyllje e shëmtuar e los blankos. Dështuan përballë publikut të tyre, duke u mundur 2-0 nga Betis. Benzema goditi një shtyllë dhe më pas ishin miqtë që zotëruan lojën, duke realizuar 2 herë në pjesën e dytë.

Barcelona e mbylli me barazim kampionatin e fituar kohë më parë. 2-2 ishte rezultati në fushën e Eibar, ku kapiteni Messi realizoi golat për katalanasit, duke e mbyllur në kuotën 34 për të bërë të tijën edhe një herë këpucën e artë. 87 pikë në 38 javë për Barcelona që tani duhet të presë finalen e Kupës së Mbretit me Valencia të shtunën në Sevija.

Tv Klan