Real Madrid presion Atleticos


Real Madrid presion Atleticos

10:37 14/05/2021

Los Blancos mposht Granada, kreu dy pikë larg

Real Madrid vijon të besojë ende tek titulli kampion i La Liga. Skuadra Los Blancos mposhti jo pa shumë probleme 4-1 Granadën në transfertë, duke mbajtur hapin e Atletico Madrid kryesues. Luka Modric kaloi në avantazh Realin, pas një asisti perfekt nga i riu Miguel. Në fundin e pjesës së parë Rodrygo dyfishon shifrat.

Vendasit u munduan të futeshin në lojë pas golit të Molina. Megjithatë Real Madrid nuk demoralizohet, duke gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës. Odriozola e Benzema autorë të golave që sigluan fitoren e Real Madrid në 4-1.

Dy javë nga fundi, Real mban vendin e dytë me 78 pikë dhe me 6 pikë në lojë, Atletico numëron 2 pikë më shumë. Në javët e ardhshme, Real sfidon Athletic Bilbao e Villareal, ndërsa Atletico ndeshet me Osasuna e Valladolid, takime që favorizojnë tepër ekipin e Simeone.

Klan News







Të ngjashme