Manchester United më në fund mund të sigurojë nënshkrimin e një kontratë me Raphael Varane, pas 10 vitesh ndjekje të futbollistit , pasi Real Madrid po përgatitet ta shesë Varane këtë verë.

 Djajtë e Kuq u përpoqën për herë të parë të nënshkruanin me Varane në vitin 2011,  kur ai ishte adoleshent, por Zinedine Zidane, i cili punonte si drejtor sportiv i Real Madridit në atë kohë, ndërhyri dhe siguroi një marrëveshje prej 10 milion € me të.

Nga mediat spanjolle raportohet se Varane do të largohet nga Santiago Bernabeu, me kontratën e tij që skadon në Qershor të vitit 2022.

Los Blancos nuk duan të rrezikojnë që lojtari të largohet si i lirë, ndaj në këtë verë presin oferta për kartonin e tij. Raportohet se nëse ndonjë skuadër ofron 70 milionë euro, atëherë Perez do të bëjë marrëveshje.

United, ndërkohë, e kanë bërë përparësi nënshkrimin e një mbrojtësi të ri qendror. Ata po synojnë të bëjnë pjesë të  skuadrës  një talent me përvojë dhe Varane i ploteson kushtet më së miri, si në nivel klubi ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Klan News