Real Madrid ‘rikthehet’ në shtëpi - Tv Klan

Real Madrid ‘rikthehet’ në shtëpi



Real Madrid ‘rikthehet’ në shtëpi

22:53 10/09/2021

Përfundon rikonstruksioni i stadiumit ‘Santiago Bernabeu’, gati pwr Celta Vigo

Pas 560 ditësh, Real Madrid do rikthehet të luajë në ‘Santiago Bernabeu’. Stadiumi legjendar i është nënshtruar një rikonstruksioni themelor dhe pas më shumë se një viti është gati për të pritur sfida.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Karlo Ançeloti do zbres në fushën e blertë këtë të diel, ku do masë forcat me Selta Vigon.

Dueli i vlefshëm për javën e katërt të kampionatit elitar në Spanjë do ketë një kapacitet të reduktuar prej 48 mijë spektatorësh, e gjitha kjo për shkak të masave anti-Covid. Gjatë kësaj periudhe, Real Madrid i ka luajtur sfidat në stadiumin ‘Alfredo di Stefano”.

Dueli i fundit i luajtur në stadiumin mitik ‘Santiago Bernabeu’ është ajo e marsit 2020 kundër Barcelonës, fituan me shifrat 2-0.

Klan News








Të ngjashme