Real Madrid ka rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm. Në stërvitjen e kësaj të Marte, u shfaqën edhe Ferland Mendy me Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez pësoi një ndrydhje në këmbë ndaj Arsenalit, por duket se e ka kaluar plotësisht dëmtimin.

Të dy lojtarët do të jenë gati për ndeshjen ndaj Getafes në kampionat, e planifikuar për t’u luajtur të Mërkurën.

Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga “Marca”, trajneri Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend t’i rrezikojë, duke ditur se në fundjavë luhet finalja e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.

/tvklan.al