Më në fund pak qetësi nga infermieria për Real Madrid. Klubi spanjoll ka marrë lajme të mira së fundmi, ndryshe nga ato të javëve të kaluara.

Trajneri Carlo Ancelotti, do të ketë në dispozicion tre mbrojtës që munguan në Angli. Bëhet fjalë për David Alaba, Antonio Rudiger dhe Lucas Vasquez.

Këta futbollistë kanë hedhur pas krahëve problemet fizike dhe janë rikthyer me ekipin, ndërsa do të jenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit me Manchester City-n në “Bernabeu”.

Pak qetësi në kampin madrilen, pasi këtë sezon janë përballur me dëmtime të shumta, në të gjitha repartet, por kryesisht në mbrojtje. /tvklan.al