Real Madrid ka rinovuar kontratën me Ferland Mendy. Palët kanë arritur marrëveshjen, për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027.

Ishte vetë trajneri Carlo Ancelotti, që njoftoi se mbrojtësi i majtë ka rinovuar kontratën. Paga e Mendy, do të lidhet me numrin e ndeshjeve në total që ai luan.

Një kusht nga Real Madrid, për shkak të lëndimeve të shumta të pësuara në të kaluarën nga lojtari. Në sezonin e kaluar, Mendy u aktivizua në 37 ndeshje në total, në La Liga dhe Champions League.

Mendy ka fituar gjashtë trofe të mëdhenj gjatë pesë viteve të tij në Spanjë: tre tituj të La Ligës, dy tituj të Champions League dhe Copa del Rey në vitin 2023. /tvklan.al