Real Madrid nuk lejon Barcelona të afrohet duke mundur Deportivo La Coruna me rezultatin 3 – 2, në takimin e javës së 15 të La Liga.

Një përballje e vuajtur e zgjidhur nga kapiteni Sergio Ramos, i cili shënoi golin e fitores me përmbysje në çastet e fundit.

Zinedine Zidane la jashtë grupit Cristiano Ronaldo dhe Benzema, një pushim për të dy sulmuesit, pasi përpara është Botërori i Klubeve.

Barcelona nuk e pati të vështirë për të mundur 3 – 0 Osasuna. Një rikthim te suksesi pas 3 barazimeve radhazi.

Dy gola të Messi dhe një i Suarez sollën 3 pikë të vlefshme, por jo të mjaftueshme për të kërcënuar kreun ku është Real Madrid në kuotën e 37 pikëve./ TV KLAN