Real Madrid shfaq interes për Pogba, “Djajtë e kuq” mendojnë shitjen



Real Madrid shfaq interes për Pogba, “Djajtë e kuq” mendojnë shitjen

11:20 11/09/2021

Thashethemet e merkatos së ardhshme të Real Madrid nuk kanë të bëjnë vetëm me Kilian Mbappe apo Haaland, por edhe me Pol Pogba. Mesfushori francez është në fundin e kontratës me Manchester United në Qershor 2022, me Los Blancos që kërkon të firmos me të me parametra zero.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, e ardhmja e Pogba është e sigurt që do jetë larg Anglisë dhe më konkretisht në Spanjë.

Pogba dëshiron vetëm Real Madrid dhe do të refuzonte një ofertë të mundshme nga PSG e Juventus, dy klubet e tjera të interesuara për mesfushorin.

Megjithatë, Manchester United nuk ka ndërmend të humbasë lojtarin me zero dhe shpresojnë të rinovojnë kontratën e tij në dimër. Nëse Pogba nuk rinovon, “Djajtë e kuq’ do mendojnë për një shitje të mundshme në Janar.

Klan News








Të ngjashme