Spanjollët e duan që këtë verë, në garë për të ‘e gjithë’ Europa

Benjamin Sesko është shndërruar në objektivin e shumë skuadrave në këtë merkato vere. Klubet e mëdha në Angli, Gjermani, Spanjë dhe Francë kanë marrë shpejt telefonin për tu interesuar për sulmuesin, i cili i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.

Skuadrat angleze, Mançester Junajtid dhe Çelsi duken më afër tij, por pas nuk mbetet as PSG, që për momentin po vëzhgon me vëmendje situatën që e dërgon te Sesko.

Në garë për shërbimet e 19-vjeçarit ka hyrë Reali i Madridit, me skuadrën spanjolle që kërkon të transferojë në Madrid talentin slloven që në këtë sesion hyrje-daljeje.

Kryeqytetasit duan që të gjejnë sa më shpejt një zëvendësues të Karim Benzema, por njëkohësisht edhe të zbehin dështimin për të transferuar Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu”.

Sesko do ishte emri i duhet për ta bërë një gjë të tillë, edhe pse dihet se konkurenca për të arritur tek 19-vjeçari i Salbzurg është e madhe.

Gjiganti austriak dëshiron ta mbajë atë edhe për të paktën një vit, gjithsesi, java e ardhshme pritet të jetë tepër vendimtare për të ardhmen e tij.

Skuadrat e mëdha kanë trokitur në derën e tyre dhe është koha për të vendosur. Klan News