Real Madrid do të luajë në finalen e Botërorit të Klubeve për herën e tretë radhazi. Kampionët e Europës fituan me rezultatin 3 – 1 përballjen me skuadrën japoneze Kashima, përfaqësuesit e Azisë.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në Abu Dabi si protagonist uellsianin Gareth Bale, shënues i të 3 golave për madrilenët.

Real Madrid do të luajë në finalen e 22 Dhjetorit me ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Ain që mund ta quajmë një surprizë, pasi eliminoi nga gara argjentinasit e River Plate. Real Madrid është favorit për ta fituar Botërorin e Klubeve. Deri më tani Real ka triumfuar 6 herë përfshi titujt e marrë kur quhej Kupa Interkontinentale.

Tv Klan