Pas Trent Alexander Arnold, Real Madrid ka siguruar një tjetër afrim për merkaton e verës. Bëhet fjalë për Dean Huijsen.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, mbrojtësi i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe do të firmosë kontratë 5-vjeçare.

20-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur në Premier League këtë sezon, ndërsa shkëlqeu me fanellën e Bournemouth.

Ky transferim do i kushtojë Realit rreth 50 milionë Euro, ndërsa trajneri i ri, Xabi Alonso do të ketë më shumë mundësi zgjedhje për formacionin.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë në ditët e ardhshme, kur të jenë zgjidhur edhe detajet e vogla.

/tvklan.al