Objektivi i Real Madrid në merkaton e verës do të jetë padyshim përforcimi i mbrojtjes. Drejtuesit madrilenë kanë nisur të studiojnë alternativat për lëvizjet që do të bëjnë.
Mbrojtësi i djathtë i Liverpool, Trent Alexander-Arnold është objektivi kryesor, por nuk është i vetmi në “radarët” e “Los Blancos”.
Spanjollët synojnë edhe Dean Husijen, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League. 19-vjeçari i Bournemouth ka qenë një nga më të spikaturit në Angli dhe ka bërë që në gjurmët e tij të vihet një klub i madh si Reali.
Husijen ka një klauzolë largimi prej 50 milionë Eurosh, shifër që nuk duket e papërballueshme për një klub të madh si madrilenët.
Drejtuesit po studiojnë gjithashtu edhe emra si William Saliba i Arsenal, Ibrahima Konate i Liverpool, Castello Luceba i Leipzig dhe Jorrel Hato i Ajax. /tvklan.al