Reali Madridit fitoi një tjetër trofe brenda pak ditësh. Pas Superkupës së Europës mori edhe atë të Spanjës, duke mundur Barcelonën edhe në finalen e kthimit e luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Madrilenët fituan 2 – 0 me rivalët katalanas. Asensio dhe Benzema shënuan golat në pjesën e parë. Reali Madridit nuk toleroi edhe në këtë sfidë që nga ana tjetër shfaqi problemet e Barcelonës.

Përpjekjet e Mesit dhe Suarezit nuk sollën asnjë rezultat. Këtë fundjavë nis edhe sezoni i ri i La Ligas ku pretendent kryesor duket Reali./Tv Klan