Do të luajë një tjetër finale me Barcelonën

Pas 34 vitesh Real Sociedad fitoi kupën e mbretit në Spanjë. Kjo ishte ndeshja finale e kupës për sezonin e shkuar. Takimi u shty për shkak të pandemisë.  Suksesi me Athletic Bilbao erdhi me një 11-metërsh nga Mikel Oyarzabal.

Në “Estadio de la Cartuja” ndeshja ishte me shumë ritëm nga të dyja palët, edhe pse shkallët e impiantit ishin bosh.  Lojtarët e Sociedad gjithsesi e mbushën me festën e tyre.

Nga ana tjetër Athletic Bilbao doli me hidhërim por dhe me shpresë nga kjo ndeshje, pasi janë kualifikuar dhe pas 2 javësh do të luajnë sërish finalen e kupës së mbretit por për sezonin e sivjetshëm 2020-2021, kundërshtar do të kenë Barcelonën.

Tv Klan