16 pikë distancë nga vendi i parë i renditjes dëmtojnë shpresat e Real Madrid për titullin kampion.

Dygolëshi i Gareth Bale ndaj Celta Vigos nuk i vlejti madrilenëve pasi të zotët e shtëpisë ishin përgatitur, madje me një 11-metërsh të humbur mund edhe të kishin fituar takimin.

Barazimi erdhi pas humbjes në El Clasico dhe ky ishte një rezultat që nuk i duhej skuadrës së Zidane për më tepër për moralin e lojtarëve.

Edhe pse e pati mundësinë e tij për të shënuar, Cristiano Ronaldo nuk e mposhti portierin vendas. Kjo është një tjetër shenjë se këtë sezon Real do të shpresojë më pak tek arritja e titullit.

Edhe pse është ende herët për ta thënë, Barcelona duket se po e prek gjithnjë e më shumë kupën e kampionit. 3 golat nga Messi, Suarez dhe Paulinho, i shërbyen më së miri objektivit, por ishin edhe një urim mirëseardhjeje për Phelipe Coutinho, i cili e ndoqi ndeshjen në ambientet e brendshme të stadiumit. Ndjekësja më e afërt e Barcelonës në renditje është skuadra tjetër e Madridit, Atletico, që gjithsesi është 9 pikë larg.

Tv Klan