Mund Getafen 3-0, përkohësisht në vend të parë

Reali i Madridit e ka nisur me fitore vitin 2020. Madrilenët kanë mundur Getafen me rezultatin 3 me 0.

Fillimisht ishin vendasit që shënuan një autogol, më pas realizoi mbrojtësi Varan. Goli i tretë erdhi nga Modriç në kohën shtesë të takimit.

Me këtë fitore, Reali ngjitet përkohësisht në vendin e parë, një pikë nga Barcelona, e cila do të luajë në mbrëmje, derbin ndaj Espanyol.

Tv Klan