Reali gati të ofrojë 150 milionë dollarë për Mbappe



Reali gati të ofrojë 150 milionë dollarë për Mbappe

08:55 05/03/2021

PSG ka vendosur të shes Kylian Mbappe në fund të sezonit, nëse nuk arrijnë ta bindin atë për të nënshkruar kushte të reja.

Ndërkohë Real Madridi është gati të bëjë një ofertë të lartë për sulmuesin e Paris Saint-Germain, këtë verë.

Disa klube të mëdha europiane janë të interesuara të nënshkruajnë me yllin francez, por ndër më të interesuarit duket se janë Liverpooli dhe Real Madridi.

Mediat raportojnë se Real Madridi është i gatshëm të ofrojë deri në 150 milionë euro për Mbappen.

Por mënyra e vetme që Reali mund të gjejë mundesinë ​​për të përmbushur kërkesat e Mbappes prej 30 milionë euro në vit, do të jetë gjetja e një klubi të gatshëm të paguajë 100 për qind të pagës së Gareth Bale.

Klan News







Të ngjashme