Galaktikët vlerësojnë paraqitjen e mesfushroit gjerman dhe kanë gati zgjatjen e kontratës

Real Madridi ka në plan që t’i ofrojë rinovimin mesfushorit Toni Kroos.

Futbollisti 32 vjeçar ka zhvilluar 373 ndeshje me “Los Blankos”, që kur u transferua në “Bernabeu” në vitin 2014.

Gjermani është vlerësuar për paraqitjen e tij në fushë së fundmi, ndërsa në sezonin e shkuar, Reali i drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi La Liga-n dhe Ligën e Kampioneve.

Sipas “Football Espana”, Kros do të shpërblehet edhe më një tjetër sezon qëndrim në “Bernabeu”.

Gjermani e ka bërë të qartë edhe më herët se ai dëshiron që t’i japë lamtumirën futbollit pikërisht te “Galaktikët”.

Klubi madirlen ka një qasje mjaft rigoroze kur diskuton rinovimin për futbollistët mbi 30 vjeç.

Drejtuesit spanjollë shmangin kontratat me mbi 1 vit, e kjo ka bërë që edhe mesfushori kroat Luka Modriç të firmosë vit pas viti kontratën.

30-vjeçari Casemrio që fitoi me Los Blancos pesë Liga Kampionesh duke luajtur në mesfushë me Krosin dhe Modriçin, u largua nga “Bernabeu” pas nëntë sezonesh, për te United.

Kjo ka sjellë spekulim për të ardhmen e gjermanit, por duket se tani çdo gjë është qartësuar.

Kontrata mesfushorit i mbaron në fund të sezonit.

Kros është tërhequr nga kombëtarja dhe ka në plan që së afërmi të afërt të pensionohet nga futbolli.

Klan News