“Galaktikët” në 18 muajt e fundit kanë bërë disa shitje, synojnë një blerje të madhe

Pandemia u shkaktoi dëme të mëdha financiare klubeve spanjolle, e megjithatë Real Madridi ka ditur që ta menaxhojë mirë situatën dhe të përfitojë rreth 300 milionë euro nga shitjet e futbollistëve.

Vetëm në javën e fundit, “galaktikët” kanë fituar 82 milionë euro nga shitja e Rafael Varanes te Manchester United dhe kalimi i Martin Odegardit tek Arsenali.

Sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, “galaktikët” kanë nisur të shesin shumë futbollistë për të kursyer paratë e nevojshme për të bërë goditjen e madhe në këtë merkato verore, apo në atë të ardhshmen.

Në 18 muajt e fundit nga “Benabeu” janë larguar Ashraf Hakimi, Oskar, Reguilon, Varane dhe Odegard. Reali përveç fitimit nga shitjet, ka kursyer edhe nga pagesat e rrogave. Tani drejtuesit e “Galaktikëve” po punojnë për të bërë goditjen e madhe. Kilian Mbape është dëshira kryesore e Realit.

Sipas mediave spanjolle, francezi pati një takim me presidentin e PSG-së Al Khelaifi dhe e informoi se nuk do të rinovonte, por numri 1 i klubit ia bëri të qartë se nuk do ta lërë të ikë. Kontrata sulmuesit 22 vjeçar i mbaron në verën e 2022.

Një tjetër objektiv është edhe sulmuesi norvegjez Erling Haland. Por Borusia Dortmundi mund të lërë të lirë talentin vetëm për 150 mln Euro.

Klan News