Me fitoren në fushën e Bayern Real Madrid mund të konsiderohet si pretendenti kryesor i trofeut të Champios League, për të tretën herë radhazi. Me golat e Marcelo dhe Asensio skuadra spanjolle e ktheu në favorin e saj ndeshjen ku fillimisht kishte shënuar për skuadrën vendase Kimmich.

Bavarezët kishin menduar më shumë të bllokonin Ronaldon. Bënë shumë volum loje por në fund Reali fitoi. Merengët do ta kenë më të lehtë në ndeshjen e kthimit ku detyra kryesore do të jetë të paktën të ruhet avantazhi i takimit të parë. Ky sukses i madrilëneve ka ndarë mediat në mbarë Europën. Lojën e bën Bayern Reali fion, shkruan e përditshmja italiane

“Gazzetta dello Sport”

.

“Fitore e vuajtur”, shkruan

Marca”

,

 ndërsa spanjollja tjetër “AS”, shkruan se Reali bëri një hap të rëndësishëm drejt finales. Dy gazetat katalanase i bëjnë jehonë faulit të shkaktuar nga futbollistët e Real që duhet të ishte ndëshkuar me 11-metërsh në favor të Bayern.

Tv Klan