Starti i Sezonit aktual është me i dobëti në 45 vitet e fundit për Realin e Madridit, pasi në 15 ndeshjet e para kampionët e Spanjës nuk ia kanë dalë që të shënojnë më shumë se tre gola në një ndeshje.

Sipas të përditshmes ‘Marca’ edhe pse në përbërje ka yje si Benzema, Ronaldo, Balle apo Isco skuadra po vuan për të gjetur rrugën e rrjetës

Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane nuk ndodhet as në mesin e tre ekipeve që kanë shënuar më shumë. Loc Blancos numërojnë 18 gola të shënuar gjatë këtij sezoni, po aq sa Celta Vigo, ndërsa përpara tyre janë ekipe si Barcelona, ​​Valencia, Betis dhe Real Sociedad.

Reali nuk i ka punët mirë as në kampionat pasi pas 9 javësh ndodhen në vendin e tretë me 5 pikë më pak se rivalët e Barcelonës.

Klan Plus