Trasferimi i Trent Alexander Arnold te Real Madrid duket i sigurt. Mbrojtësi njoftoi largimin nga Liverpool, pjesë e të cilëve ishte prej plot 20 vitesh.
Mbrojtësi i djathtë del lojtar i lirë më 1 Korrik, pasi i skadon kontrata me Liverpool. Real Madrid mund ta afrojë falas në verë, por duket se drejtuesit kanë një plan tjetër.
Sipas asaj që raportohet nga “The Guardian”, te Reali e duan Arnoldin që në Qershor, për ta pasur në Botërorin e Klubeve.
Madrilenët kanë vendosur të paguajnë një shumë të caktuar te klubi anglez, për ta marrë që para eventit madhor.
Kujtojmë se FIFA do të hapë një merkato vetëm për ekipet që do të luajnë në Botërorin e Klubeve dhe Reali synon ta shfrytëzojë këtë për ta afruar Arnold.
/tvklan.al