Real Madrid është klubi që pati më tepër të ardhura gjatë sezonit të kaluar, më shumë se 750 milionë Euro sipas studimit të kompanisë ‘Deloitte’. Kampionët e Europës në fuqi falë sukseseve në kontinent zbritën nga kreu Manchester United që është kaluar edhe nga Barcelona. Të ardhurat e Barçës dhe United janë nën 700 milionë Euro për sezonin 2017-2018.

Burimi kryesor i parave vjen nga e drejta tregtare, që pasohen nga e drejta televizive dhe arkëtimet nga shitja e biletave. Gjithsesi në grupin e 10 ekipeve të parë janë 6 nga Premier League, duke treguar supremacinë e këtij kampionati. Në total të ardhurat e 20 klubeve kryesore, sipas ‘Deloitte Football Money League’, shkojnë në 8.3 miliardë Euro, që janë rritur me 6% më shumë se një sezon i mëparshëm. Në këtë grup klubesh ka edhe nga Gjermania, Italia dhe Franca.

Tv Klan