Rama: Plotëson të gjitha kushtet e sigurisë, shkurton me 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të punimeve në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se realizimi i projektit ka arritur në 50 %, teksa thekson se punimet vijonë me ritme të shpejta.

Rama thotë se tuneli ka një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë. Më tej, Kryeministri thotë se pas përfundimit të këtij projekti rruga Tiranë-Sarandë do të shkurtohet me 3 orë.

Klan News