Realizohet bateria fluide që mund të marrë çfarëdo lloj forme. Mund të zgjatet deri për dyfishim të gjatësisë së saj, duke ruajtur të pandryshuar përformancen dhe pas 500 cikleve të rikarikim dhe shkarkim.

Është ideale për të ushqyer pajisje teknologjike që mund të mbahen në trup, robote të butë e të shformueshëm, sikurse edhe pëlhura inteligjente. I gjithë projekti studimor është publikuar në revistën Science Advances nga kërkuesit e Universitetit Linkoping.

Për ta realizuar ekipi i kërkuesve kanë konvertuar elektrodat nga forma solide në një formë të lëngshme, duke përdorur material ndryshe nga provat e kryera deri me sot që kishin dalë pa sukses. Kësaj here janë përdorur plastika përçuese, dhe konsistenca e produktit është ajo e një pastë dhëmbësh.

Mund të gjejë përdorim në printimet 3D dhe i hap rrugë modelimit të baterive sipas kërkesës, duke hapur rrugën kështu një teknologjie plotësisht të re.

Bateritë janë një ndër pjesët me të mëdha në elektronike dhe që zënë mjaft vend, dhe duke i prodhuar të buta dhe fluide, nuk ka limite për projektime të reja.

Klan News