E donte shumë një fëmijë dhe nuk ngurronte ta përmendte shumë shpesh në intervista. Aktori turk Ozcan Deniz do të bëhet baba.

Lajmi i lumtur për aktorin e njohur si Kahramani i “Një Pjesë e Imja” bëhet i ditur nga gazeta “HaberTurk”, sipas të cilës e dashura e tij është dy-muajshe shtatzënë.

Aktori 45-vjeçar do të bëhet baba nga 25-vjeçarja Feyza Aktan, me të cilën është në një lidhje dashurie prej më shumë se një viti.

Sipas “HaberTurk”, Deniz është lumturuar pamasë me të marrë lajmin e bukur dhe dridhej teksa përqafonte të dashurën e tij.

Çifti kishte nisur përgatitjet për martesë, por tashmë mësohet se ata nuk do të nxitojnë në mënyrë që nëna e ardhshme të mos përjetojë telashe gjatë shtatzënisë./tvklan.al