Është realizuar tatuazhi i parë në botë që operohet nga larg me anë të një krahu robotik i cili ka fuqi 5G dhe është i pajisur me një gjilpërë të vogël.

Artisti i tatuazheve Wes Thomas vizatoi modelin në një krah të manekinit ndërsa një robot i kopjonte lëvizjet e tij në dorën e aktores holandeze Stijn Fransen.

Rezultati përfundimtar ishte një dizajn ‘minimalist’ dhe është quajtur ‘Tattoo e pamundur’.

Kjo procedurë ishte kërkuar nga T-Mobile për të treguar shpejtësinë dhe besueshmërinë e rrjetit të tij me shpejtësi të lartë, dhe u filmua për një dokumentar tre minutësh.

‘Kur erdhi ky projekt te une, ishte jashtëzakonisht emocionues” tha teknologu londinez Noel Drws, i cili ka zhvilluar kraun robotik bashkë me ekipin e tij.

Ai shtoi se kanë ndjekjen e duarve në kohë reale dhe kontrollë të saktë mbi një robot për të bërë tatuazhe me 5G.

Teknologjia për të bërë të mundur tatuazhin në distancë ishte krijuar gjatë kohës së bllokimit të pandemisë.

Projekti ishte parashikuar nga agjencia krijuese holandeze Anomaly Amsterdam për të treguar shpejtësinë e rrjetit 5G të T-Mobile. Gjatë realizimit të tatuazhit nuk kishte asnjë vonesë mes lëvizjes së duarve të artistit nga larg dhe krahut robot që krijonte tatuazhin në dorën e aktores holandeze.

Një vonesë ose lidhje e humbur e rrjetit mund të rezultonte katastrofike dhe shpërfytyruese e tatuazhit, por në provën e parë, gjithçka rezultoi me sukses./tvklan.al