“E premte”, për të premte! Këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi, pasditen e kësaj të premteje në studion e “Rudina” në Tv Klan prezantoi këngës e saj të re “E premte”. Një këngë ritmike, që ka një fabul sa interesante, aq edhe realiste.
Në qendër të klipit është vetë këngëtarja, në rolin e një gazetareje/moderatoreje, e cila e lodhur dhe e rraskapitur nga puna e rutina e ditëve të javës, mezi pret që të vijë dita e saj më e lumtur, e premtja. Klipi i këngës është realizuar në një prej studiove të Televizionit Klan, e konkretisht të emisionit “Shije Shtëpie”.
Këngëtarja i drejtohet Magjistarit duke i thënë se pati menduar ta ftojë të ishte pjesë e videoklipit, por kishte frikë nëse do të pranonte apo jo. Për këtë të fundit Rudina Magjistari i përgjigjet troç…
Orgesa Zaimi: Fabula e klipit ishte kështu që ka shumë njerëz që nuk e durojnë dot punën të hënave, të martave, të mërkurën dhe të enjten thonë që jemi pak më mirë sepse nesër vjen e premtja. Dhe e premte do të thotë fundjavë, fundjavë është qejf, ka njerëz që organizojnë diçka, shkojnë diku ose pushojnë.
Rudina Magjistari: Atëherë ti aty ishte një autore programi!
Orgesa Zaimi: Unë dua që të falenderoj shumë… Unë në fakt doja që ta bëja me ty, kisha ndërmend që të të ftoja dhe të ishe pjesë e videos, por nuk e dija nëse do të pranoje.
Rudina Magjistari: Nuk do ta pranoja, edhe e di pse?! Sepse këtë po mendoja edhe gjatë videoklipit si mund të mërzitesh, sepse ajo është një punë shumë e këndshme, shumë e bukur. Duhet të kishe gjetur një profesion në bankë, që është gjithë ditën mbyllur, që është para kompjuterit.
Orgesa Zaimi: Po sepse ka shumë njerëz që u bëhet apatike java, sidomos kur janë me orare të zgjatura, por e gjitha ishte një fabula interesante, që i përshtatet edhe këngës. Shpresoj që të pëlqehet.
Rudina Magjistari: Realizimi ishte fantastik, absolutisht ishte shumë i bukur.
Orgesa Zaimi: Faleminderit dhe Televizionit Klan.
Rudina Magjistari: E ke bërë në studiot e Televizionit Klan.
Orgesa Zaimi: Po te studioja dhe regjia e “Shije Shtëpie”./tvklan.al