Rebani Jaupi është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës. Jaupi ka zënë postin e Kastriot Skënderaj që u shkarkua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu, pas përplasjes së disa banorëve tek Petro Nini me policisë për prishjen e një ndërtese.

Jaupi ka mbajtur postin e Nëndrejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit në kohën kur ministria drejtohej nga Saimir Tahiri. Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjera në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

Kështu Ardrit Elmazi që drejtonte Komisariatin Numër 3 ka marrë kreun e Komisariatit Numër 6, ndërsa Pal Marku që drejtonte këtë komisariat është liruar nga detyra. Në krye të Komisariatit Numër 3 është komanduar Robert Losha.

Tv Klan