Situata po del jashtë kontrollit të ushtrisë siriane dhe regjimi i Bashar al Assadit është i rrezikuar. Pas përparimit të rebelëve, Rusia ka kryer sulme ajrore në pjesë të qytetit të Alepos, pasi zonat u pushtua nga rebelët që kundërshtojnë sundimin e presidentit Bashar al Assad. Ditët e fundit është zhvilluar ofensiva më e madhe kundër qeverisë siriane, ndërsa forcat e ushtrisë siriane dhe ato ruse janë tërhequr nga Alepo, qyteti i dytë më i madh i vendit.

Raportimet e fundit tregojnë se rebelët kanë marrë pa rezistencë qytetin Idlib dhe gjithashtu Hama. Zhvillimet në terren janë aq të shpejta sa për momentin është e pamundur për të verifikuar përparimin e rebelëve të opozitës siriane. Të shtunën në mbrëmje pati raportimi për grusht shteti në Damask, kryeqytetin e Sirisë. Dyshimet u shtuan kur televizioni shtetëror ndaloi transmetimit. Pas përpjekjes për grusht shteti, fshihet oficeri i zbulimit, HussanLuka.

Burimet thonë se presidenti sirian Bashar al Assad ndodhet në Moskë ku ka kërkuar më shumë ndihmë ushtarake. Ndihmë është kërkuar edhe nga Irani.

Forcat ruse raportohet se braktisën pozicionet e tyre në qytetin Hama dhe u janë drejtuar bazave në zonat bregdetare. Rusia është angazhuar në bombardimin e disa zonave të marra nën kontroll nga rebelët. Ndërkohë konfirmohet se komandanti rus për Sirinë, gjeneral Sergey Kisel është shkarkuar.

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Iranit shprehën mbështetje për aleatin e tyre të vjetër, Sirinë. Thuhet se ministri i Jashtëm iranian do ta vizitojë Damaskun të hënën.

Zëdhënësi i Kremlinit, DmitryPeskov, tha se Rusia i konsideron veprimet e rebelëve si shkelje të sovranitetit të Sirisë. Burimet thanë se Kremlini i ka premtuar Sirisë ndihmë shtesë ushtarake, që pritet të arrijë brenda dy deri në tre ditësh. Forcat ajrore të Rusisë luajtën një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Assadit në pushtet pas shpërthimit të luftës civile në vitin 2011, por sulmet e së shtunës janë të parat në Alepo që nga viti 2016.

Klan News