Aktorja Sinem Ozturk, e njohur për rolin e Sulltaneshës Mahperi në serialin “Ertugrul”, ka paralajmëruar nisjen e një beteje gjyqësore ndaj atyre që i kanë hakuar llogarinë në Instagram.

Pasi u fotografua nga fotoreporterët në Nisantasi të Stambollit, aktorja tha: “

Më vjen një mail dhe në momentin që klikova, kishte përfunduar gjithcka, llogaria ishte hakuar. Kisha aq shumë ndjekës. Personat që e bëjnë këtë përpiqen të fitojnë para duke ua shitur të zotëve.

Ozturk tha se keqbërësve nuk do tu japë asnjë qindarkë, por me ta do të përballet në gjykatë.

Do t’i padis në gjykatë

”, tha ajo duke paralajmëruar nisjen e betejës gjyqësore. /tvklan.al