Nëse ende nuk e keni menduar se çfarë do të gatuani ditën e dielë atëherë ne po ju sugjerojmë një pjatë shumë të veçantë.

Por për të pergatitur pjatën që shef Alfred Marku nga Restorant Rapsodia na ka sjellë në studio ju duhet të jeni shumë të vëmendshëm. Pjata quhet “I papunë” dhe jo i papunë se bëhet shumë lehtë por sepse ju duhet të jeni pushim dhe pa punë për të përgatitur këtë pjatë kaq të shijshme.

Sot do t’iu tregojme sesi të përgatisni levrek të marinuar i cili shërbehet me vaj të aromatizuar me vaj mente, salcë kosi dhe pomodorini komfi. Për zemër dhe mendje të shëndoshë, peshku preferohet si ushqim kryesor së paku dy herë në javë.

Kemi zgjedhur Leverkun sepse ky peshk shtë partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Levreku është një ndër peshqit më të konsumuar për shkak të vlerave ushqyese që përmban.

Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzheimerin, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës./tvklan.al