Reçipeta me shirita të kryqëzuar. Ky është trendi më i ri i veshjeve të plazhit për femra që po ndiqet nga figura të njohura të fushës së modelimit në gjithë globin.

Trendi i kësaj vere nisi të përhapet fillimisht në Shtetet e Bashkuara, pikërisht në vendin ku vijat dhe yjet janë emblema e flamurit kombëtar. Përhapëse të këtij trendi ishin yje të modës si Bella Hadid, Emily Ratajkoëski e Kylie Jenner.

Kjo modë megjithatë po përhapet edhe nëpër plazhet europiane. Motrat e famshme sipërmarrëse italiane në fushën e modës Chiara e Francesca Ferragni janë shfaqur në Instagram me bikini të tilla plazhi me motive lulesh.

Një “X” shumë ngjyrësh edhe për modelen e famshme Winnie Harlow.

Tv Klan