Red Hot Chili Peppers kanë ditur përherë që t’i kthejnë koncertet e tyre në evente madhështore, por performanca e fundit me siguri do t’u mbetet gjatë në kujtesë.

Grupi amerikan është një ndër të paktat grupe që kanë kënduar tek Piramida e Gizës në Egjipt.

Me mbi 10 mijë persona në publik, ky koncert ka shenjuar turneun e tyre 2-vjeçar në promovimin e albumit të publikuar pak vite më parë ”The Getaway”.

Grupi e nisi performancën me këngën “Can’t Stop” nga albumi i vitit 2002 “By The Way” për të vijuar më pas me “Californication”, “Dark Necessities” e hite të tjera.

Në piramidën e Gizës më herët kanë performuar edhe artistë të tjerë si grupi The Scorpions, këngëtarja Mariah Carey dhe Kylie Minogue.

Tv Klan