Ish-konkurrentja e Love Story, Redona Hida, ka folur së fundmi për natën gjysmëfinale të spektaklit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo është shprehur se i mban akoma kontaktet me Saimirin dhe se e ka takuar në natën e 14-të në prapaskenë.

E pyetur se me cilën nga vajzat përshtatet më shumë 33-vjeçari, Redona ka thënë pa nguruar emrin e Generdës.

Si t’u duk gjysmëfinalja?

Mirë, takimet ishin shumë të bukura dhe jam shumë e lumtur që Generda dhe Meri shkuan në finale dhe ju uroj shumë fat. Saimiri do të zgjedhë atë për cilën do i bëjë zemra bum-bum.

Cili është momenti më i bukur për ty në Love Story?

Momenti i parë që kam hyrë dhe gjithë takimet që kam pasur. E kam shijuar, kam bërë një rrugëtim shumë të bukur.

Si t’u duk eliminimi im Xhesit?

Xhesi doli plot dinjitet, është një vajzë që është me këmbë në tokë, i uroj gjithë të mirat sepse i meriton. Është një vajzë shumë e mirë.

Cili ishte personi i parë që kontaktove pas eliminimit?

Sigurisht që mami me babin, ishin në merak se si ndihesha unë, a isha mërzitur… Në fakt unë nuk isha mërzitur sepse dua një partner që të më vlerësojë për vajzën që jam.

Të kanë ndaluar njerëzit në rrugë pas eliminimit?

Po, më kanë thënë që ku i pati sytë Saimiri dhe që jam shumë vajzë e mirë. Më mbushet zemra!

Pas eliminimit ke pasur kontakte me Saimirin?

Po, të hënën që isha aty u takuam, folëm. Nuk ka asgjë të keqe sepse unë e respektoj për djalin që është.

Kush mendon se i përshtatet më shumë Saimirit si tip?

Mund të them Generda sepse jnë rritur të dy jashtë. Është vajzë e kompletuar, nuk i mungon asgjë dhe mendoj se mund të përshtatet.

Ke  pasur propozime nga djemtë pas Love Story?

Pafund! Edhe mamat e motrat më thonë që ‘kam vëllanë ose çunin’./tvklan.al