Vazhdojnë garën Xhesi dhe Generda

Programi i dashurisë “Love Story” në TV Klan solli edhe këtë të hënë mjaft emocione dhe një rekord shikueshmërie.  Redona përfundoi udhëtimin e saj, ndërsa garën për të fituar zemrën e Saimirit e vazhdojnë tashmë Xhesi dhe Generda.

Vetëm dy javë para natës finale të Love Story, programi i dashurisë në televizionin Klan ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen e publikut duke rritur më shumë kërshërinë për të zbuluar zgjedhjet e a ardhshme të Saimirit.

Këtë javë tre takimet ishim shumë të veçanta, pasi ndryshe nga ato të deritanishmet, kurimi i imazhit regjisorial nga Vera Grabocka ka qenë në një nivel akoma më elegant, koncept i dukshëm edhe në filmat e mbrëmjes.

Në fillim të programit vajzat u gjendën të papërgatitura kur Alketa i pyeti LIVE sesi ndiheshin ato kur kanë mbetur edhe vetëm dy javë nga programi dhe çfarë opinioni kishin deri tani për ‘Princin’ e Love Story.

Takimi i Xhesit me Saimirin ishte një udhëtim në kohë, duke na kthyer pas në ballot elegante me maska veneciane, por këtë herë në qytetin e Shkodrës, ku çifti pati mundësinë të zbulojnë diçka me shumë rreth tyre, por ama pa maska.

Generda pati një takim më intim ne SPA, ku ajo arriti të kërkonte një fotografi të gjendjes emocionale të Saimirit në lidhje me ndjenjat e tij ndaj saj, momente ku edhe shkëmbyen disa puthje romantike.

Ndërkaq Redona drekoi me Saimirin në një restorant italian, ku ata patën mundësinë të matnin pulsin njëri -tjetrit, rreth preferencave të tyre dhe si e imagjinon të ardhmen e tyre bashkë.

Në fund të spektaklit, ishte pikërisht Redona, udhëtimi i së cilës mbaroi po mbrëmë, duke humbur mundësinë për të pasur një njohje më intensive në të ardhmen me princin e Love Story.  

Emocionet e Love Story vazhdojnë çdo ditë në kanalin zyrtar të RTV KLAN në Youtube dhe në Klan Plus në orën 18:20, ndërkaq dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, premtojnë një program akoma më surprizues në dy javët e mbetura.

Tv Klan