Videomesazhi i Enxhëllit që ndërpreu ceremoninë e trëndafilave në natën e 11-të të spektaklit Love Story në TV Klan, ka trazuar ujrat duke sjellë një reagim të ashpër nga konkurrentet.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Redona është shprehur se edhe ajo ka ndjenja për Saimirin, por këtu nuk është azil.

E pyetur se si do të reagonte nëse Saimiri vendos ta kthejë Enxhëllin në garë, Redona ka thënë se nuk mund të japë një mendim në moment.

Si t’u duk eliminimi i Suelës?

I papritur, tani të gjitha do ikim. Nuk e di, nuk është vetëm Enxhëlli që ka ndjenja këtu se për të folur për ndjenja edhe unë kam ndjenja.

Nuk i shpreh, por po them që këtu nuk jemi në azil, kopësht. Ose rri ose ik sepse po të jesh një vajzë e pjekur, kur e merr një vendim duhet ta mbash. Jo të ndërrosh mendje dy tre herë

Nëse Saimiri do vendosë ta kthejë Enxhëllin në spektakël, do ndryshojë diçka tek ti?

Unë nuk mund të them një vendim tani, por kur njeriu ikën dhe kthehet prap dhe ti e pranon, do të thotë që keni ndjenja dhe mund të jetë ajo zgjedhja.

Por unë di vetëm se kam sakrifikuar aq shumë, sa nuk e kam bërë asnjëherë për asnjë mashkull dhe dua që të na vlerësojë edhe pak ne./tvklan.al