Reduktimi i dëmit: Sfidat e reja për mbrojtjen e të rinjve ndaj produkteve me nikotinë


Reduktimi i dëmit: Sfidat e reja për mbrojtjen e të rinjve ndaj produkteve me nikotinë

17:24 28/09/2022

Në menaxhimin e duhanpirjes, koncepti i reduktimit të dëmit ka bërë të mundur që të hidhen hapa serioz drejt përshkallëzimit të këtij problemi. Alternativat pa tym, të cilat qëndrojnë në qendër të këtij koncepti, sipas të dhënave shkencore kanë rezultuar se janë të efektshme për duhanpirësit e rritur të cilët zgjedhin të vazhdojnë të konsumojnë duhan. 

Në Samitin e 5-të shkencor të Athinës, Profesori grek Konstantinos Farsalinos theksoi se “Reduktimi i dëmit është pranuar nga qeveritë anembanë botës për pothuajse gjithçka tjetër (p.sh. përdorimi intravenoz i drogës, alkooli, aksidentet me makina dhe motoçikleta, etj) përveç duhanit dhe konsumit të tij. Në pirjen e duhanit, reduktimi i dëmit është një çështje shumë e diskutueshme dhe një çështje debati për shumë vite”.

Me zhvillimet e fundit ekziston frika se këto politika të reja do të inkurajojnë të rinjtë të fillojnë përdorimin e pajisjeve Vape apo cigareve elektrike. 

Për këtë eksperti dhe mjeku britanik Dr. Lion Shahab deklaroi se “strategjitë e reduktimit të dëmit synojnë që të ulin risqet e shkaktuara nga pirja e cigares, përmes prezantimit të alternativave pa tym si snus, pajisjet e duhanit me ngrohje apo cigaret elektrike.” 

Ai solli shtetin e tij, Britaninë si shembull të suksesit të këtyre strategjive. Por sigurisht edhe për ekspertin, “aksesi që të rinjtë kanë tek pajijse si Vape apo cigare elektrike është një shqetësim që duhet adresuar”. 

Të rinjtë janë një grup vunerabël pasi janë shumë të ndikuar edhe nga presioni i shoqërisë apo edhe influencave të jashtme, “por është e gabuar që të mendojmë se lehtësimi i politikave për të përfshirë produkte të reja që ndihmojnë menaxhimin e duhanpirjes, do të nxisë përdorimin e këtyre produkteve nga kjo grupmoshë”.

Sipas ekspertëve, gjetja e ekuilibrit të duhur është me të vërtetë e komplikuar. Lidhur me këtë, profesor Farsalinos theksoi se “politikat e sektorit të shëndetit publik në vend që të kenë si objektiv Kontrollin e Nikotinës, po fokusohen tek Kontrolli i Duhanit”. “Natyrisht nikotina krijon varësi, tha profesor Shahaba, por sot duhet të shqetësohemi më tepër për varësinë ndaj cigareve dhe jo për varësinë ndaj nikotinës. Duhet të kujtojmë se cigaret janë ende në treg dhe janë shumë të rrezikshme, shumë më tepër se vetë nikotina”.

Ekspërtët dakordësojnë gjithashtu mbi nevojën për vendosjen e rregullave dhe mos manipulimin e informacionit me qëllimin që njerëzit të mos informohen mbi produktet e reja.  Sipas tyre, manipulimi i informacionit nuk është etik dhe përfundimisht mund të shkaktojë më tepër dëm.












Të ngjashme