Reduktohet numri i koalave në Australi



Reduktohet numri i koalave në Australi

14:54 23/01/2021

Zjarret në Australi reduktojnë me 72% numrin e koalave. Kjo kafshë është tipike e kontinentit, por pas stinës së zjarreve masive që pushtuan Australinë nga Qershori 2019 deri në Shkurt 2020, sot numërohen vetëm 35 mijë ekzemplarë.

Ndërkohë që rreth 60 mijë u dogjën bashkë me pyjet. Ky është bilanci i bërë publik nga WWF, Organizata Ndërkombëtare në Mbrojtje të Specieve. Sipas statistikave, në fillim të shekullit të kaluar numëroheshin qindra mijëra të tille në habitatin e tyre.

Shkaqet sipas specialistëve janë disa. Habitati i tyre në pyjet e eukaliptit të kontinentit u prek nga përhapja e sëmundjes Clamidia dhe më pas ngjarjet klimatike ekstreme të viteve të fundit kanë patur ndikimin e tyre të madh gjithashtu, pasi kanë shkaktuar periudha thatësire ekstreme dhe zjarre. Një tjetër faktor është shpyllëzimi, faktor ky i shtrirë për fat të keq në të gjitha kontinentet në favor të industrive.

Për të mos rrezikuar zhdukjen e species nga zinxhiri i jetës, organizata jo qeveritare WWF ka përpiluar një plan për rigjenerimin e Australisë, me projektin “Koalas Forever”. Objektivi është dyfishimi i numrit të këtyre kafshëve në bregun lindor të Australisë brenda vitit 2050./tvklan.al






Të ngjashme