Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Pfilip Reeker do të vizitojë Tiranën në fund të këtij muaji. Departamenti i Shtetit njoftoi se vizita e tij do të jetë pjesë e një turi takimesh në Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, në datën 30 Qershor, Philip Reeker do të ketë një takim me kryeministrin Rama dhe zyrtare të tjerë të lartë në vendin tonë për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Pas këtyre takimeve, ai do të udhëtojë drejt Ohrit për t’u takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Tv Klan