Reeker, takim edhe me Bashën

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri këtë të mërkurë.

Reeker është takuar së pari me kryeministrin Edi Rama. Ndihmës Sekretari ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Takimi mes Reeker dhe Ramës ka zgjatur pak më shumë se 1 orë. Në fokus të diskutimeve mes tyre kanë qenë marrëdhëniet Shqipëri-SHBA dhe stërvitja “Defender 21”.

Ndihmës Sekretari Reeker takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Disa minuta pasi ka lënë kryeministrinë, Reeker iu drejtua selisë blu për t’u takuar me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Bashkë me ambasadoren Yuri Kim ata u pritën në hyrjen e selisë së PD-së nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Lulzim Basha dhe Philip Reeker në përfundim të takimit

Në fokus të takimit mes Bashës e Reeker ka qenë forcimi i marrëdhënieve të dy vendeve tona me SHBA. Në takim, kryetari i PD-së ka qenë i shoqëruar me drejtuesit e strukturave të selisë blu.

Philip Reeker dhe Lulzim Basha duke dalë nga selia e PD-së

Më vonë, Reeker do të takohet edhe me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Lulzim Basha takohet me ambasadoren Yuri Kim

Pas takimit me zyrtarët shqiptarë, Reeker do të udhëtojë drejt Ohrit për t’u takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev./tvklan.al