Aktorja dhe bashkëshorti i saj Jim Toth në një deklaratë zbuluan se kanë marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës

Aktorja dhe producentja fituese e çmimeve “Oscar”, Reese Witherspoon dhe bashkëshorti i saj Jim Toth kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

“Ne kemi shijuar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku . Kemi një lajm personal për të ndarë… Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar,” tha çifti në një deklaratë të përbashkët të postuar në llogarinë e Witherspoon në Instagram.

Dyshja u martuan në Mars 2011 në fermën e Witherspoon në Ojai, Kaliforni, në veriperëndim të Los Anxhelosit. Në Shtator 2012, çifti mirëpriti djalin e parë të quajtur Tennessee James.

“Prioriteti ynë më i madh është djali jonë tanë ndërsa ne kalojmë në këtë kapitull tjetër,” u shpreh Reese Ëitherspoon.

Aktorja ka dy fëmijë më të mëdhenj vajzën Ava dhe djalin Deacon me burrin e parë Ryan Phillippe. Çifti u divorcua në vitin 2007. Witherspoon fitoi një Oscar për aktoren më të mirë për punën e saj në filmin e muzikës country të vitit 2005 “Walk the Line”. Ajo gjithashtu ka prodhuar disa filma dhe shfaqje televizive duke përfshirë “Big Little Lies” dhe “The Morning Show”.

Klan News