Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet t’i ftojë qytetarët serbë në një referendum për të përcaktuar fatin e marrëdhënieve me Kosovën në kohën kur atij i është bërë e qartë në Bruksel se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë anëtarësimin e Serbisë pa zgjidhur në tërësi çështjen e kufirit me shtetin fqinj që ende nuk e ka njohur.

“Bashkimi Evropian nuk dëshiron të importojë probleme bilaterale brenda BE-së dhe aq më pak një zgjidhje të keqe për problemin e Kosovës”

, ka nënvizuar Vuçiç.

Serbia shpreson te mbylle negociatat ne vitin 2023 dhe te anëtarësohet plotësisht ne BE ne vitin 2025. Me mbylljen e dialogut të brendshëm Vuçiç ka konfirmuar se “zgjidhja për Kosovën nga Serbia, do të bëhet publike brenda dy muajve. Gjatë kësaj kohe pritet të rifillojnë bisedimet me Prishtinën të ndërprera pas vrasjes së Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.

Burimi: Klan Plus