Referendumi i Brexit mund të përsëritet – TV KLAN

Referendumi i Brexit mund të përsëritet

May sjell marrëveshje të re në parlament

E ka konsideruar vazhdimisht si vijën e saj të kuqe, por këtë herë kryeministrja britanike Theresa May lë të hapur mundësinë e përsëritjes së referendumit të Brexit. Në tentativën e saj të fundit për të bindur parlamentin të miratojë marrëveshjen me BE, May pranoi votimin e një amendamenti që do të përsëriste referendumin.

Kushti është që marrëveshja e re me Brukselin e propozuar nga kryeministrja të marrë fillimisht dritën e gjelbër. Nëse kjo marrëveshje nuk kalon, May paralajmëroi se Brexit mund të anulohej.

Prej muajsh Britania e Madhe nuk po arrin të përmbyllë shkëputjen nga BE, pasi qeveria nuk plotëson shumicën parlamentare. Opozita nga ana tjetër kërkon dorëheqjen e Theresa May.

Tv Klan

 

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione