Referendumi i dytë për pavarësinë e Skocise



Referendumi i dytë për pavarësinë e Skocise

13:40 04/05/2021

Votimi i ri pritet të ndodhë në fundin e 2023

Mbajtja e një referendumi të dytë për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar kalon në plan të dytë. Kryeministrja NicolaSturgeonthotë se nuk do të kërkojë menjëherë mbajtjen e referendumit nëse Partia Kombëtare Skoceze fiton zgjedhjet e përgjithshme të 6 Majit.

50-vjeçarja ka vendosur në krye të axhendës së saj luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, ndërsa votimi i ri për pavarësinë pritet të ndodhë në fundin e 2023-it nëse merret shumica në parlamentin prej 128 vendesh. Një ngjarje e tillë do të ngrejë shumë pyetje për të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar.

Shumica e sondazheve tregojnë se Partia Kombëtare e Skocisë do të rifitojë shumicën absolute që humbi në zgjedhjet e vitit 2016, por gjithashtu parashikohet rritje e përfaqësimit të të gjelbërve skocezë.

Fushata që kërkon qëndrimin e Skocisë në Mbretërinë e Bashkuar drejtohet nga ligjvënësit e dy partive kryesore, Douglas Ross i Konservatorëve dhe Anas Sarëar i Laburistëve.

Ross dhe partia e tij duan të shmangin me çdo kusht marrjen e shumicës nga Partia Kombëtare e Skocisë në mënyrë që kryeministri Boris Johnson të refuzojë referendumin e dytë të shkëputjes.

Pavarësisht mbështetjes popullore për Partinë Kombëtare Skoceze, qasja pro pavarësisë nuk mbështetet nga të gjithë votuesit. Sondazhet e fundit tregojnë rënie të mbështetjes popullore për pavarësinë.

Në ndihmë të kryeministres Sturgeon mund të vijë ish-kryetari i partisë Alex Salmond, i cili tani ka krijuar partinë Alba dhe mund të shtojë radhët e mbështetëseve të pavarësisë dhe të shkaktojë dhimbje koke për qeverinë në Westminster.

Klan News







Të ngjashme